Policia konfiskon afër 40 mijë euro në një veturë në kufi me Serbinë

HomeLajme

Policia konfiskon afër 40 mijë euro në një veturë në kufi me Serbinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, në orët e mbrëmjes ka zbuluar dy qese të najlonit në një veturë, me rreth 40 mijë euro, (dollarë amerikanë dhe d

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, në orët e mbrëmjes ka zbuluar dy qese të najlonit në një veturë, me rreth 40 mijë euro, (dollarë amerikanë dhe dinarë serbë), raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, vetura u ndalua në orët e mbrëmjes nga zyrtarët e stacionit Policor për Kontroll Kufitar – Dheu i Bardhë,  në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Serbisë.

Vetura që u ndalua e tipit Audi drejtohej nga i dyshuari me inicialet  N.A., (1961), mashkull me shtetësi të Serbisë.

“Gjatë kontrollit më të detajuar, në vijë të dytë të kontrollit, në brendi të automjetit, të fshehura dhe të maskuara janë zbuluar dy qese të najlonit. Gjatë procedurave të tjera të kontrollit, janë zbuluar 35600 USD (tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind dollarë amerikanë) dhe 6.653.590 RSD (gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë dinarë serbë).

Sipas procedurave të parapara Policia Kufitare ka bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme”, ka njoftuar Policia.