Policia e Kosovës sot rreth orës 11:45 në fshatin Kllokot të komunës së Kllokotit, ka bërë konfiskimin e një arme të llojit pushkë gjuetie e markës M-
Policia e Kosovës sot rreth orës 11:45 në fshatin Kllokot të komunës së Kllokotit, ka bërë konfiskimin e një arme të llojit pushkë gjuetie e markës M-75 C.Zastava e modelit 12mm.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi i dyshuar (emër i njohur për redaksinë), kishte shkuar në stacionin policor në Viti për ta regjistruar këtë armë.
Sipas burimeve, i dyshuari ka deklaruar se nuk posedon leje të armës pas vitit 1999, mirëpo kishte një leje të armës para këtij viti.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të së cilës hapet rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.