Policia ndalon veturën në Viti, 23-vjeçarit i gjendet marihuanë

HomeLajme

Policia ndalon veturën në Viti, 23-vjeçarit i gjendet marihuanë

Drejtoria rajonale e Policisë së  Kosovës- Gjilan, njësiti për reagim të shpejt (NJRSH ), dje derisa ishte në pikë kontrolli në fshatin Drobesh të Vit

78.5% të qytetarëve të anketuar e përkrahin interesimin masiv të kosovarëve për të migruar në shtete tjera
Molliqaj për protestën: Varet nga qeveria nëse do të ketë dhunë
Rrahet brutalisht 27-vjeçari në Gjilan, dy persona ia presin gishtat për 10 euro borxh

Drejtoria rajonale e Policisë së  Kosovës- Gjilan, njësiti për reagim të shpejt (NJRSH ), dje derisa ishte në pikë kontrolli në fshatin Drobesh të Vitisë ka ndaluar veturën Opel me targa vendore, në të cilën ndodheshin vozitësi dhe një pasagjer.

Policia njofton se gjatë kontrollit fizik tek i dyshuari pasagjer F. S.,  i janë gjetur dy qese plasmasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 15.09 gram.

“Pas intervistimit,  ndaj të dyshuarit  F. S, 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 269””, njofton tutje policia, transmeton Express.

Me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari është  dërguar në mbajtjeje për 48 orë.

Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.