Dje, në fshatin Stanishor të Novobërdës, Policia arriti të arrestojë dy persona, njëri 34-vjeçar e tjetri 20-vjeçar, të cilët u kapën me drogë. Dy
Dje, në fshatin Stanishor të Novobërdës, Policia arriti të arrestojë dy persona, njëri 34-vjeçar e tjetri 20-vjeçar, të cilët u kapën me drogë.
Dy të rinjtë u arrestuan pas një aksioni të Policisë, nën dyshimet se të njëjtit posedojnë substanca narkotike. Pas ndalimit nga zyrtarët policorë, te dy të dyshuarit u gjet një substancë narkotike, e llojit marihuanë, që më pas u konfiskua.
Ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në stacion policor, ku janë intervistuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.