Policia e Kosovës në Gjilan ka filluar ta zbatoj Planin Operativ për motoçikleta. Sipas zyrtarëve policor ky plan operativ ka filluar të zbatohet p
Policia e Kosovës në Gjilan ka filluar ta zbatoj Planin Operativ për motoçikleta.
Sipas zyrtarëve policor ky plan operativ ka filluar të zbatohet pasi që aksidentet e fundit ku janë përfshirë motoçikletat ka ardhë si pasojë e gjendjes jo të mirë të tyre ku disa nga to nuk posedojnë fare as dokumentacion.
Kontrolli i motoçikletave do të vazhdoj edhe gjatë ditëve në vijim ku do të kontrollohen edhe shoferët për leje përkatëse, paisje mbrojtëse dhe afatin e regjistrimit.
Të gjitha motoçikletat që nuk e kanë dokumentacionin në rregull do të tërhiqen kanë bërë të ditur zyrtaret policor.
Bëhet e ditur se vetëm në 2 ditët e fundit janë tërhqur nga komunikacioni mbi 20 motoçikleta në Gjilan.