Policia rajonale ka shqiptuar 1508 gjoba për kundërvajtje të ndryshme

HomeLajme

Policia rajonale ka shqiptuar 1508 gjoba për kundërvajtje të ndryshme

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 26.08.2022 – 01.09.2022 kanë

Fillojnë xhirimet nga ‘Treshi Përsheshi – Junior’
Arrestohen 5 zyrtarë në Viti, dyshohen për keqpërdorim të pozitës
Vaksinimi i ulët në fundjavë, komunat kërkojnë pushim gjatë vikendit

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 26.08.2022 – 01.09.2022 kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: njëmijë e pesëqind e tetë (1508) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj.

Gjatë kësaj jave nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementim i Planeve Operative “Sezoni Veror”, “Siguria në trafikun rrugor” dhe projektit “Patrullimi inteligjent” janë ndërmarr aktivitete:
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar njëzet e dy (22) patentë shofer,
• Shqiptim i nëntë (9) kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të
DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet ka njoftuar Ismet Hashani.