Gjilan – Të mërkurën në lokalet e stacionit policor në Gjilan është mbajtur takimi me KLSP -të , lagja “Avdullah Presheva”, nga Fshati Ponesh, fshati
Gjilan – Të mërkurën në lokalet e stacionit policor në Gjilan është mbajtur takimi me KLSP -të , lagja “Avdullah Presheva”, nga Fshati Ponesh, fshati Livoq i epërm, dhe fshati Cërnicë kryesuar nga kryetaret e këtyre KLSP -ve dhe disa anëtar. Qëllimi i takimit ka qene gjendja e sigurisë së përgjithshme në komunën e Gjilanit dhe në veçanti parandalimi i zjarreve dhe zjarrevenieve ku përmes kryetarëve të këtyre këshillave mundë të ndikohet në parandalimin e zjarreve duke shtuar vigjilencën dhe kujdesin sidomos në lokacionet me senzitive në arat e posakorrura me grurë në male dhe vende tjera.
Takimi është kryesuar nga Rreshter Bajram Hasani udhëheqës i njësitit policia në komunitet i stacionit policor në Gjilan. Ishte zotim i të gjithëve se së bashku me Policinë e Kosovës dhe faktorët tjerë të sigurisë do të punojmë dhe veprojmë në parandalimin e zjarreve duke i shtuar kontaktet me banor në të gjitha lokalitetet me qëllim preventivë.