Policia u gjeti në veturë mbi 11 kilogram drogë, arrestohen tre shtetas të Serbisë në Gjilan

HomeLajme

Policia u gjeti në veturë mbi 11 kilogram drogë, arrestohen tre shtetas të Serbisë në Gjilan

Policia e Kosovës, njësitet e antidrogës nga Prishtina dhe Gjilani gjatë një bashkëpunimi efikas në luftën e tyre për parandalimin dhe luftimin e duku

Mjegull e ngrica
Nesër fillon fushata zgjedhore për balotazh, zgjat pesë ditë
Plumbat bredharak dëmtojnë një veturë dhe një dritare në një shtëpi në Gjilan

Policia e Kosovës, njësitet e antidrogës nga Prishtina dhe Gjilani gjatë një bashkëpunimi efikas në luftën e tyre për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së posedimit dhe shitblerjes së paautorizuar të substancave narkotike, dje më 11.08,2021, kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor ku janë arrestuar tre  persona të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë dhe janë gjetur mbi njëmbëdhjetë kilogram (11kg) substancë e dyshuar narkotike.

“Njësiti i antidrogës në Prishtinë pas pranimit të informacioneve në rrugë operative se në qytetin e Gjilanit do të realizohet një shitblerje e narkotikëve kanë ndërmarr veprime operative në teren ku kanë arrit që ta identifikojnë një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë (VR), e cila ndodhej parkuar në një lokacion. Më pastaj aty ka ardhur një veturë tjetër e tipit Golf, në të cilën ndodheshin tre (3) persona, dhe nga kjo veturë ka zbritur një person që ishte ulur mbrapa dhe është afruar tek vetura e dyshuar Mercedes. Zyrtarët e antidrogës kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe kontrollin e personit të dyshuar (P.S) shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit të mëtejmë në bagazhin e automjetit Mercedes janë gjetur dy pako të mëdha në të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, ku dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marihuanë”, thuhet në  njoftim.

Pas kontrollimit të personave të dyshuar dhe veturave të përfshira në konsultim me prokurorin kompetent Policia e Kosovës ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Gjilan dhe gjatë realizimit të bastisjes dhe kontrollit aty janë gjetur si prova materiale: Një revole (C.Zastava, 9mm), një karikator ( me 142 fishekë-9mm), një revole ( pa mbishkrim) dhe tridhjetë e katër (34 fishek-magnum, cal 44mm).

Në konsultim me prokurorin kompetent tre të dyshuarit e arrestuar shtetas të Serbisë, janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.