Policia vazhdon me aktivitete për ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor

HomeLajme

Policia vazhdon me aktivitete për ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugo

Gjilani mbetet më i varfër pa një profesionist dhe humanist
Vetëvendosje në Gjilan: Qendra e gatshme për fitoren e madhe
Lajm i mirë për ata që synojnë të marrin subvencione nga shteti

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë së Rajonit të Gjilanit.

Bashkë me Njësinë Rajonale e Komunikacionit Rrugor në aktivitet kanë marrë pjesë edhe aktivistë dhe student të organizatës rinore “Fuqia e Bashkimit Rinor”.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është vetëdijësimi i vozitësve që të jenë të paisur me paisje të duhura dimërore, me automjete teknikisht të rregullta, duke respektuar ligjet e komunikacionit rrugor.

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.