Postieri gënjeu kinse ia vodhën mbi 1 mijë euro, policia zbulon detaje nga inskenimi i grabitjes në Gjilan

HomeLajme

Postieri gënjeu kinse ia vodhën mbi 1 mijë euro, policia zbulon detaje nga inskenimi i grabitjes në Gjilan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për inskenimin e grabitjes që dyshohet se ka ndodhur dje në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan. Sipas Policisë, Y.H,

Vjen lajmi mirë nga Gjermania: ‘Të gjelbërit’ në Bundesrat pritet të votojnë ‘pro’ njohjes së patentë shoferëve të Kosovës
Temperatura ekstreme, parashikimi i motit për sot
Kremlini: Sanksionet e perëndimit kurrë nuk do të na bëjnë të ndryshojmë qëndrim ndaj Ukrainës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për inskenimin e grabitjes që dyshohet se ka ndodhur dje në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan.

Sipas Policisë, Y.H, fillimisht ishte paraqitur si ankues, ku ka njoftuar Policinë, se derisa ishte duke qëndruar në veturën që ofron shërbime të shpejta postare së bashku me një femër, dy persona të dyshuar kishin përdorur sprej lotsjellës ndaj tij dhe më pas i kishin grabitur një portofol me një sasi të të hollave dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

“Pas raportimit të rastit njësitet policore kanë arritur që në një afat shumë të shkurtë t’i lokalizojnë dhe rrjedhimisht t’i arrestojnë dy të dyshuarit S. S. dhe P. M. në largim e sipër me veturën e tyre afër Gjilanit.

Është gjetur edhe portofoli që ishte raportuar si i “grabitur” së bashku me sasinë e parave që pas ekzaminimit nga njësia e forenzikës ka rezultuar që jenë në vlerë prej 1376 euro.”

Sipas Policisë, pas veprimeve hetimore nga ana e hetuesve policor rajonal është arritur të sigurohen dëshmi se rasti në fjalë ishte i inskenuar dhe i përgatitur nga të dyshuarit e lartcekur.

Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës, ku janë gjetur prova të qëndrueshme dhe ndaj të njëjtëve prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin prej 48 orëve.

Po ashtu gjatë kontrollit trupor te i dyshuari S. S. është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë në peshë prej 0.34 gram.