Pranvera arriti sot në Kosovë në ora 16:33

HomeLajme

Pranvera arriti sot në Kosovë në ora 16:33

Sot, zyrtarisht ka filluar stina e pranverës, në orën 16:33 e jo siç është rëndom më 21 mars. Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik

Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci: Më zuri gjumi për një moment
Jasharaj fton Kurtin t’i bashkohet SBASHK-ut: Nëse punët si kryeminstër nuk t’dalin boll, bëhu anëtar i joni
Ngritja e çmimeve vazhdon edhe gjatë muajit të Ramazanit, ekspertët thonë se tregtarët po përdorin “trajta djallëzore”

Sot, zyrtarisht ka filluar stina e pranverës, në orën 16:33 e jo siç është rëndom më 21 mars.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku tha se pavarësisht fillimit të stinës së pranverës, temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta.

“Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia. Fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje, sipas IHMK-së, temperaturat në vend do të shënojnë rritje në mesin e javës, ku minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -4 gradë Celsius ndërsa maksimalet prej 7 deri në 9 gradë Celsius.