Presidenti i Malit të Zi vjen nesër në Kosovë me ftesë të Osmanit

HomeLajme

Presidenti i Malit të Zi vjen nesër në Kosovë me ftesë të Osmanit

Zyra e presidencës ka njoftuar se nesër prej orës 10:00 të mëngjesit Vjosa Osmani do ta presë në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, rap

Nazim Rexhepi rizgjedhet sërish në parlamentin komunal të Langnaut
Vetëvendosje: Rritja e pagës minimale do ta mundësojë zvogëlimin e varfërisë
Mërgimtari largohet nga Kosova i pakënaqur: Natën e Vitit të Ri pa rrymë, me rrena

Zyra e presidencës ka njoftuar se nesër prej orës 10:00 të mëngjesit Vjosa Osmani do ta presë në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, raporton Gazeta Sinjali.

Vlen të theksohet se Gjukanoviq pritet ta vizitojë Kosovën me kërkesë të presidentes Vjosa Osmani.

“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Đukanović mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim. Theksojmë se, ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.