Prezantohet Grupi Punues dhe Vizioni i Strategjisë së Energjisë 2022-2031

HomeLajme

Prezantohet Grupi Punues dhe Vizioni i Strategjisë së Energjisë 2022-2031

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot kanë prezantuar grupin punues dhe vizioni

Mbi 50 mijë kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë, kolona të gjata në Morinë
Dy personat që humbën jetën në aksidentin e sotëm në Malishevë
Kishte bërë tatoo thënien e famshme të Agim Ramadanit, përjashtohet nga FSK i riu nga Gjilani

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot kanë prezantuar grupin punues dhe vizionin e Strategjisë së Energjisë 2022-2031, e cila është duke u hartuar nga ekspertë të institucioneve vendëse dhe ekspertë ndërkombëtarë me ndihmën e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kryeministri Kurti i cili ka mirëpritur të gjithë ekspertët dhe përfaqësuesit e institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare, gjatë fjalimit të tij ka cekur që: “Sektori i energjisë është sektor prioritar për Qeverinë e Republikës së Kosovës, një sektor ky që prek çdo aspekt të jetës së qytetarëve tanë. Ne duhet të ofrojmë siguri të furnizimit si për amvisëritë ashtu edhe për bizneset, ashtu që të kemi jetë normale për qytetarët si konsumatorë, si dhe zhvillim ekonomik, industrial e punësim në vend.”

Tutje, Ministrja Rizvanolli ka prezantuar vizionin e Strategjisë së Energjisë i cili parasheh një rrugë afatgjatë drejt dekarbonizimit deri në vitin 2050 duke ruajtur sigurinë energjetike, përballueshmërinë për konsumatorët fundor, rritjen e përdorimit të energjisë së pastër dhe sigurimin e integrimit të tregut rajonal me qëndrueshmëri ekonomike.

Ministrja Rizvanolli ka potencuar se: “Pjesëmarrja e Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë në konsumin e energjisë elektrike tani është 5%, ndërsa skenarët që jemi duke zhvilluar ndikojnë që kjo shifër do të ketë rritje deri në 25-30% për vitin 2031, pra një rritje prej afërsisht 400%.”

Ministrja Rizvanolli ka njoftuar që megjithëse ky është prezantimi ceremonial i grupit punues, puna ka filluar që në muajin qershor dhe që në janar të vitit 2022 pritet që drafti i Strategjisë të dalë për konsultime publike.

Pas fjalimeve të Kryeministrit Kurti dhe Ministres Rizvanolli, Drejtori i Departamentit të Energjisë nga Ministria e Ekonomisë, Luan Morina ka prezantuar përgjegjësinë institucionale dhe ligjore për hartimin e Strategjisë së Energjisë.

Tutje, eksperti i jashtëm nga Qendra Rajonale për Hulumtim të Politikave Energjetike (Regional Centre for Energy Policy Research –“ REKK) i cili është duke e udhëhequr hartimin e Strategjisë, Laszlo Szabo ka prezantuar metodologjinë dhe procesin e punës së Strategjisë së Energjisë.

Takimi është përmbyllur nga Udhëheqësi i Divizionit të Politikave të Energjisë nga Ministria e Ekonomisë, njëherësh dhe kryesues i Grupit Punues për Strategjinë e Energjisë 2022 – 2030, Sabit Gashi i cili ka prezantuar progresin e grupit punues dhe nëngrupeve tematike.