Prindërit kundër zëvendësimit të orëve mësimore të shtunave

HomeLajme

Prindërit kundër zëvendësimit të orëve mësimore të shtunave

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka deklaruar se nuk do të pranoj që orët mësimore të humbura gjatë grevës të zëvendësohen ditëve të shtuna, siç ka kërk

Asambleisti Kushtrim Kadriu pyet: A ka Zot shtëpie dhe ligj ky Gjilan?
Jasharaj i quan lëmoshë 50 eurot e Qeverisë: S’na duhen, i lusim ilaket dej në rrogë
Deri në 2 orë pritje për të dalë nga Kosova në piken kufitare Dheu i Bardhë

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka deklaruar se nuk do të pranoj që orët mësimore të humbura gjatë grevës të zëvendësohen ditëve të shtuna, siç ka kërkuar Ministria e Arsimit.

Përmes një shkrimi në faqen e Këshillit në Facebook, thuhet se prindërit në shumicë absolute janë kundër zhvillimit të mësimit të shtunave – për kompensimin e orëve të humbura nga greva.

“Shumë prej tyre janë deklaruar me revoltë se as nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, Këshilli i Prindërve ka vlerësuar se prindërit kanë të drejtë të reagojnë në këtë mënyrë, gjë që sipas njoftimit, edhe është paralajmëruar qysh në fillim të grevës.

“Mësimi të shtunave jo vetëm që nuk i shërben kompensimit të orëve, por ashtu e dëmton edhe procesin mësimor për ditët e tjera të javës, për shkak të lodhjes dhe mërzitjes së fëmijëve. Këtu duhet shtuar edhe faktin shumë të rëndësishëm që me dhjetëra mijëra fëmijë në gjithë Kosovën gjatë fundjavave marrin pjesë në aktivitete e gara të ndryshme sportive e të artit, për çka
Ministria e Arsimit, por edhe ajo e Kulturës dhe Sportit, duhet të kishin pasur konsideratë të veçantë”, thuhet në njoftim.

Këshilli ka propozuar që kompensimi i orëve mësimore të bëhet ditëve të javës.

“Ne besojmë se kompensimi i orëve të humbura duhet të ishte deleguar në nivel të shkollave, meqë shumica e shkollave në Kosovë nuk e kanë problemin e mbingarkesës me nxënës (pra punojnë me një ndërrim), dhe kompensimi mund të ishte bërë gjatë ditëve të javës. Këshillat drejtues të shkollave do të duhej ta informonte Ministrinë e Arsimit (me qëllim mbikëqyrjeje) për planin e kompensimit (sikurse ka ndodhur me Task Forcat gjatë pandemisë për dy vjet e gjysmë)”, thuhet në komunikatë.

Këshilli ka deklaruar se nuk do ta mbështes kompensimin e orëve të shtunave.

“Prindërit e as fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi për orët e humbura, prandaj as nuk kanë përse të mbajnë barrë shtesë e të privohen nga jeta jashtëshkollore për t’i kompensuar ato.

Është shumë e padrejtë dhe e papranueshme që fëmijëve tanë, pasi iu mohua e drejta kushtetuese për kujdes, edukim e arsimim, t’iu mohohet tani edhe e drejta për pushim, e mbi këtë edhe e drejta për aktivitete jashtëshkollore”, thuhet në njoftim.