Këshilli i prindërve pritet që nga java e ardhshme të filloj me veprime, në të mirë të fillim vitit të ri shkollor. Pas grevës së nisur nga ana e m
Këshilli i prindërve pritet që nga java e ardhshme të filloj me veprime, në të mirë të fillim vitit të ri shkollor.
Pas grevës së nisur nga ana e mësimdhënësve me 25 gusht, prindërit, pa dashur të pengojnë grevistët, duan të fillojnë mësimin.
E këtë, sipas Labinot Salihut, nga ky Këshill, do të bëhet duke i dërguar nxënësit në shkolla, dhe prindërit t’i organizojnë orët mësimore.
Ai u shpreh se këtë veprim nuk duan ta bëjnë që të përplasen me dikë, por thjesht duan zbatimin e Kushtetutës e ligjeve, të cilat ua garantojnë të drejtën për mësim nxënësve.
Kreu i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj edhe gjatë ditë së djeshme ka kërkuar dialog me Qeverinë në mënyrë që të gjindet zgjidhje për të dalë nga situata.