Priten arrestime të reja nga Gjykata Speciale

HomeLajme

Priten arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale pritet të aktivizohet përsëri. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shumë shpejt pritet të ketë arrestime të reja, me urdhër të G

Koeficientët e Ligjit për Paga në sektorin publik: Prinë presidenti, ka dallime për kryetarët e Komunave
Gjykata në Gjilan merr vendim për të dyshuarin që u kap me mbi 5 kg marihuanë
Osmani: Do ta kemi udhërrëfyes trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari

Gjykata Speciale pritet të aktivizohet përsëri. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shumë shpejt pritet të ketë arrestime të reja, me urdhër të Gjykatës Speciale.

Ndërkohë që gjykimi i krerëve të luftës po vazhdon në Hagë, Gjykata pritet të vazhdojë me arrestime të reja, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Pak javë më parë, në Kosovë kanë zbarkuar pjestarë të Forcave Evropiane të Xhandarmërisë. 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR) nga Portugalia, Franca dhe Italia kanë përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

Në vizitën e fundit në Kosovë, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trenadilova kishte thënë se kjo gjykatë është shumë e fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve.

Sipas saj, Dhomat e Specializuara nuk do të përballen me ndonjë rast ku do të rrezikohet jeta e dëshmitarëve dhe tha se pikërisht “është mbrojtja e dëshmitarëve një prej arsyeve që kjo gjykatë, që ka selinë e saj në Hagë, është krijuar.

Trendafilova kishte thënë se mandati i Gjykatës Speciale mund të përfundojë sapo Këshilli i Evropës të njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat e dala prej tyre do të përfundojnë.