Pritje dhe kolona të gjata gjatë daljes nga Kosova në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë

HomeLajme

Pritje dhe kolona të gjata gjatë daljes nga Kosova në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë

Sot në mëngjesin e ditës së premte, fluksi i mërgimtareve për të dalur nga vendkalimet kufitare në Kosovë është i madh. Sipas të dhënave nga Qendra

KQZ shpall sot rezultatet për kuvende komunale
Haziri: Sportistët tanë në Gjilan do të kenë ambiente që i përmbushin kërkesat e talentit të tyre
Popullohet bregdeti i Durrësit, i preferuar edhe gjatë ditëve të para të vitit

Sot në mëngjesin e ditës së premte, fluksi i mërgimtareve për të dalur nga vendkalimet kufitare në Kosovë është i madh.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, gjatë daljes pritjet janë të gjata deri në 2 orë ndërsa, kolona e automjeteve arrinë deri në 1200 metra.

Fluks të madh ka edhe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë. Gjatë daljes nga kjo pikë, pritjet janë të gjata deri në 60-70 minuta kurse, kolona e automjeteve ka arritur deri në 1100 metra.

Kurse, në Jarinjë dhe Mutivodë pritjet për të dal nga Kosova janë të gjata deri në 20-30minuta dhe kolonat janë të gjata deri në 60 metra.

Ndërsa, gjatë hyrjes në Kosovë në të gjitha pikat kufitare nuk ka pritje më shumë se 10-15 minuta si dhe nuk është raportuar për kolona.