Pritje rreth një orë, gjendja në pikat kufitare

HomeLajme

Pritje rreth një orë, gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar detaje lidhur me pritjet në kufi.Për dallim nga vikendi ku në pikë kalimet kufitare kishte kolona k

Gjilanasja largohet nga shtëpia, nuk është kthyer tash e 4 ditë
Kapet njëri nga të dyshuarit për grabitjen si në filma në Parallovë
Komunat kërkojnë heqjen e orës policore: Prej ardhjes së Latifit s’po ftohemi në takime

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar detaje lidhur me pritjet në kufi.Për dallim nga vikendi ku në pikë kalimet kufitare kishte kolona kilometrike dhe pritje të gjata, dita e hënë duket të jetë më e qetë.Gjatë vikendit fluks i madh i veturave dhe pritje deri në mbi 5 orë ishin në pikën kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.Por, sot sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitarpritjet në këto dy pika kufitare por edhe në të tjerat janë shumë të vogla.Për të hyrë në Kosovë nga Merdare pritjet janë deri në 30 minuta, kurse në dalje janë deri në 45 minuta.Gjithashtu edhe te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare janë deri në 40 minuta, kurse për të hyrë pritjet janë vetëm deri në 10 minuta.Situatë e qetë vërehet edhe në pikat tjera kufitare si Jarinje, Mutivodë, Vermicë e Muçibabë.