Prof.dr.Dy fjalë rreth marshit “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”

HomeOpinione

Prof.dr.Dy fjalë rreth marshit “S’PO SHKOHET N’SHKOLLË”

Prof.dr. Bahtijar Kryeziu ka reaguar pas marshit të nxënësve me moton "S'po shkohet n'shkollë shkruan 06 Press. Ky është postimi i tij: DY FJALЁ

Nëntori që shumë na dha e pak u kujdesëm!
Me pas prokurori të mirëfilltë, pas çdo konkursi në arsim në komunën e Gjilanit dikush duhet me shku në burg
Skandali i radhës i konkursit të arsimit në komunën e Gjilanit

Prof.dr. Bahtijar Kryeziu ka reaguar pas marshit të nxënësve me moton “S’po shkohet n’shkollë shkruan 06 Press.

Ky është postimi i tij:

DY FJALЁ RRETH MARSHIT “S’PO SHKOHET N’SHKOLLЁ”

Znj. Lule Alidema, nё opinionin tuaj (“Bota sot”, 19.4.2022), pёrkitazi me “marshin” e nxёnёsve “S’po shkohet n’shkollё”, Ju keni dhёnё mendime tё arsyeshme, porse kur njeriu e lexon shkrimin nё tёrёsi, krijon paksa njё dilemё: u jepni tё drejtё pёr gjithё atё qё kanё shpёrfaqur nxёnёsit nё atё “marsh – protestё” apo jo? Megjithëse Ju e keni thёnё “Andaj dhe marshi i nxënësve nuk duhet të na habitë e të gjykojmë vetëm deri aty ku ne mund të shohim e prekim, mbase kjo mendoj është më e thellë sa që ne e mendojmë e besojmë si arsye”. Fundja, kjo nuk ёshtё edhe aq me rёndёsi. E rёndёsishme dhe pёr analizё ёshtё ajo qё ёshtё thёnё nё “marshin” “S’po shkohet n’shkollё”, organizuar nga ai grup nxёnёsish para Teatrit Kombёtar nё Prishtinё, mё 18 prill 2022.

Ёshtё parim dhe dialektikё e jetёs tё thuhet se gjeneratat e reja gjithmonë kanё tё drejtё, ndryshe bota nuk do tё kishte ecё pёrpara, do tё kishte stagnuar e vendnumёruar, porse a duhet pranuar çdo gjё, vetëm se na qenka “e re”?!

– E re tashti ёshtё droga, tё cilёn mё tepёr se dikur po e pёrdorin nxёnёsit, pikёrisht tё asaj moshe qё ishin nё “Marsh”!
– I ri ёshtё komunikimi me celular, dakord, por a ёshtё kaq i arsyeshёm qё nxёnёsi tё mos i ndajё sytё nga celulari as nё rrugё, as nё klasё e madje as nё orё tё mёsimit!
– Sa orё lexon nxёnёsi nё libёr e sa orё nё ditё i kalon duke u marrё me celularin?
– Sa libra ka lexuar akёcili nxёnёs gjatё njё viti?
– Sa para shpenzojnё pёr tё blerё celularin (si pёr garё) mё tё ri, njё aiphone 12 e tani besa edhe 13-shin?
– Sa para shpenzojnё pёr kafe (…) nё kafeteri e restorante, ku mё sё shumti i ke kёta tё rinj si “marshuesit” tё cilёt thonё “S’po shkohet n’shkollё”?
– Sa shpenzojnё nё partitё qё i organizojnё pa e ditur as kujdestari i klasёs e as drejtoria e shkollёs e besa as prindërit e nxenesve?!
– Sa kredi telefoni shpenzojnё gjatё njё viti e ankohen se nuk paskan para as për libra?!
– Sa e nderojnё mёsimdhёnёsin nё shkollё, tё moshuarin nё rrugё? – ai bёjnё pyetje vetes ndonjёherё?…

Jo se duhet tё izolohen nxёnёsit, fёmijёt tanё, jo se nuk duhet pёrkrahur, jo se nuk duhet shijuar jetёn rinore, jo se nё shumёçka nuk kanё tё drejtё, por nёse sё pari ata vetё, pastaj familja e shkolla nuk kanё kujdes tё duhur, interesim e pёrgjegjёsi mё tё madhe, punёt nuk do t’i kemi mё mirё nё arsim. Ato kёrkesa, tё cilat (nёse nuk janё tё porositura) u shprehёn nё atё “marsh” tё tё rinjve nuk duhet adresuar as vetёm Qeverisё, as vetёm Ministrisё sё Arsimit, as…, pa mёtuar se edhe kёto oragne nuk kanё pёrgjegjёsi pёr mbarёvajtje mё tё mirё e mё tё suksesshme tё punёve nё arsim.