Prokuroria Themelore në Gjilan është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marrë Gjykata Themelore në Pejë në lidhje me vrasjen e Agonis Tetaj. Sha
Prokuroria Themelore në Gjilan është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marrë Gjykata Themelore në Pejë në lidhje me vrasjen e Agonis Tetaj.
Shaban Gogaj u dënua me 7 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetaj.
Gjykata e Pejës në shpalljen e vendimit për vrasjen e Agonis Tetajt, e ka bërë rikualifikimin e veprës penale, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia. Gogaj është dënuar me 5 vjet burgim për vrasje nga pakujdesia dhe 3 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.
Lidhur me këtë, përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të ushtrojë ankesë për shkak të ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia” dhe ndaj vendimit mbi dënimin.