Prokuroria në Gjilan kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të arrestuarve të përfshirë në incidentin gjatë ndeshjes Gjilani-Ballkani

HomeLajmeSport

Prokuroria në Gjilan kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të arrestuarve të përfshirë në incidentin gjatë ndeshjes Gjilani-Ballkani

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se të dielën janë ndaluar për 48 orë dy persona me dyshimin për përfshirje

Mjekët kosovarë bëhen ‘copa’ gjatë Kongresit në Prishtinë – VIDEO
Gjermani, çmimi i bukës pritet të bëhet 10 euro
Mijëra njerëz protestojnë në Gjermani, kundërshtojnë masat anti-COVID

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se të dielën janë ndaluar për 48 orë dy persona me dyshimin për përfshirje në incidentin gjatë ndeshjes Gjilani-Ballkani, me ç’rast u sulmua portieri mysafir Stivi Frashëri, ndërsa gjatë ditës së sotme (e hënë) ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 03.04.2022, ka ndaluar për 48 orë dy persona, F.R dhe B.K, për shkak të dyshimit se secili veç e veç kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 par.1 të KPRK-së”.

“Sot, me datë 04.04.2022, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj F.R dhe B.K, për shkak të dyshimit se secili veç e veç kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 par.1 të KPRK-së”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit me datë 03.04.2022 rreth orës 15.20h, në Gjilan, në Stadiumin e Qytetit, përderisa zhvillohej ndeshja futbollit në mes të SC-Gjilani dhe KF Ballkani, nën pretekstin kinse të festimit të golit të barazimit, hyn në fushën e futbollit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, derisa njëri I pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke, tjetri e godet me shqelm në fytyrë të dëmtuarin S.F, i shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës”, thuhet në komunikatën për media të Prokuroria Themelore në Gjilan.

Kujtojmë që në ndeshjen e të dielës në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u sulmua nga tifozët vendas.

Me këtë rast, ai u godit edhe në kokë dhe u dërgua me autoambulancë për trajtim në spital.