Propozimi për shtrenjtim të rrymës, sot përfundon afati për dërgimin e komenteve në ZRrE

HomeLajme

Propozimi për shtrenjtim të rrymës, sot përfundon afati për dërgimin e komenteve në ZRrE

Zyra e Rregullatorit për Energji e ka caktuar një afat kohor për pranimin e komenteve rreth propozimit për rritjen e çmimit të rrymës. Ky afat përfund

Arrestohet një person në Gjilan, ishte kërkim nga Gjykata
Flet babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj: Vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar
Sveçla: Qytetarët mund të marrin leje të përkohshme qëndrimi në Shqipëri për pesë vite

Zyra e Rregullatorit për Energji e ka caktuar një afat kohor për pranimin e komenteve rreth propozimit për rritjen e çmimit të rrymës. Ky afat përfundon sot, shkruan Gazeta Sinjali.

ZRrE deri tani nuk ka pranuar komente nga Qeveria, e cila ditë më parë tha se janë në finalizim të dokumentit.

Përveç Qeverisë, për dërgim të komenteve mundin nuk e kanë marrë as partitë opozitare.

Komentet që ka marrë deri më tani ZRRE-ja

Komentet që ka pranuar deri më tani ZRRE-ja janë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO, raporton Gazeta Sinjali.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë ka propozuar që pragu prej 600 kilovatë të rritet, teksa çmimi të shtrenjtohet për 5% deri te pragu i përcaktuar

Kurse, KEDS dhe KESCO në komentet e tyre që tashmë i kanë dërguar kanë kërkuar rritje tarifore prej 47% që sipas tyre të mos rrezikohet sistemi pas humbjeve në vitin e kaluar.

Në anën tjetër, operatori KOSTT ka paralajmëruar se janë në prag të falimentimit, pasi që kanë shumë shpenzime, përfshirë këtu edhe pagesën e rrymës në veri të vendit.

Kritika të shumta ditë më parë kishte shkaktuar propozimi i ZRRE-së, për ngritje të tarifave të energjisë së shpenzuar elektrike.

Ku sipas këtij propozimi, nëse gjatë një muaji shpenzoni 800 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 47.19 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 74.17 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të jetë: 59.50 euro.

Propozimi i ZRRE-së ka ngjallur kritika të ashpra që pasuan edhe me protesta. Brenda një jave u mbajtën dy të tilla.

Njëra u organizua nga shoqëria civile me moton “Asnjë cent më shumë”. Kurse, tjetra u organizua nga Partia Social Demokrate, e ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm qytetarësh.

Protestuesit thanë se propozimi për shtrenjtimin e rrymës është i padrejtë, pasi ata veçse po përballen me krizën ekonomike dhe atë të pandemisë.

Po ashtu, në protestën e organizuar nga PSD-ja morën pjesë edhe disa deputetë të partive opozitare.

Kryeministri Albin Kurti në anën tjetër tha se konsumi është i lartë dhe dikush duhet që ta paguajë rrymën e importuar.

“Pra këtë diferencë dikush duhet ta paguajë, nuk mund të konsumojmë 1318 e të prodhojmë 727 ose duhet të bëjmë shkyqje ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave. Është dallim shumë i madh prej konsumit dhe prodhimit”, kishte deklaruar Kurti. /GazetaSinjali/