Protestuesi godet me grusht Sali Berishën

HomeLajme

Protestuesi godet me grusht Sali Berishën

Ka nisur me përplasje protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përplasja fizike ndodhi teksa Meta dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit

“Kam me vdekë dhe nuk kam me harru”/ Familja kosovare përjeton tmerrin në Kroaci, plaçkiten nga hajnat rrugës për në Zvicër
Oda Hotelerisë kërkon të hiqet TVSH’ja, thotë se është vështirësuar funksionimi i bizneseve
Rritet edhe paga e policit në 619€

Ka nisur me përplasje protesta e opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përplasja fizike ndodhi teksa Meta dhe Berisha po shkonin drejt bulevardit që t’i bashkoheshin turmës.

Mësohet se një person ka goditur me grusht Berishën duke i shkaktuar dëmtime. Berisha është gjakosur pas goditjes.

Mësohet se Berisha është goditur me grusht nga një person i veshur me te kuqe, i cili është afruar si protestues dhe duke përfituar nga rasti nga goditur Berishën me grusht. Pas goditjes, Berisha është përgjakur, ndërsa kanë ndërhyrë menjëherë badigardët e tij duke larguar sulmuesin.

Ky i fundit është rrahur prej badigardëve duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Siç duket edhe nga pamjet, Berisha ka pësuar dëmtime të shumta në fytyrë.