“Pse mban armë?” Si iu përgjigj Nuredin Dumani pyetjes së të dashurës, zbardhet dëshmia e plotë e vajzës nga Gjilani

HomeLajme

“Pse mban armë?” Si iu përgjigj Nuredin Dumani pyetjes së të dashurës, zbardhet dëshmia e plotë e vajzës nga Gjilani

Zbulohet dosja e prokurorisë mbi plagosjen dhe arrestimin e Nuredin Dumanit pak ditë më parë. Bashkë e të, policia arrestoi edhe Henrik Hoxhajn si

Mashtrimi me bileta, mërgimtari mbetet pa u kthyer në Gjermani: Pagoi biletën por i rezultoi se nuk kishte vend në aeroplan
Kosovari ndërton autoblindë “Made in Kosova”
Ylli i hitit më të klikuar shqiptar, sot në vështirësi ekonomike dhe po punon si kamariere

Zbulohet dosja e prokurorisë mbi plagosjen dhe arrestimin e Nuredin Dumanit pak ditë më parë.

Bashkë e të, policia arrestoi edhe Henrik Hoxhajn si edhe një vajzë 20-vjeçare nga Gjilani. Sipas dëshmisë së saj që pasqyrohet në dosje, ajo me ishte njohur me Nuredin Dumanin një vit më parë në Gjilan teksa ai i kishte kërkuar fillimisht numrin e telefonit në një lokal, ndërsa disa muaj më vonë kishin filluar të bashkëjetonin me bekimin e prindërve të saj.

Dumani sipas të resë kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të saj në Gjilan për t’i kërkuar dorën dhe pas miratimit të tyre kishin filluar të jetonin bashkë.

E reja thotë në një moment se pasi filluan të jetonin bashkë, kishte parë se Dumani mbante armë me vete. Ajo shpjegon se kur e kishte pyetur se përse mbante armë ai i ishte përgjigjur: “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”.

20-vjeçarja deklaron në polici se Dumani lëvizte me emrin Arvit Spahiu në Kosovë dhe kishte një dokument të huaj që e vërtetonte këtë.

“Fotoja ishte e tija, kurse e emrin e kishte Arvit Spahiu”, shprehet ajo sipas policisë.

Dëshmia e vajzës:

Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar qe eshte me shtetesi kosovare. Ne muajin prill te vitit 202 1, me shoqerine e saj ka qene tek lokal  “G***” ne Gjilan.  Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas te tjere. Njerin nga ata e njihte dhe qubej Sh.Z dhe eshte nga Gjilani.

Ai ka nje  qender poligoni ne Gjilan dhe familja  e tij eshte disi e njohur ne Gjilan. Kurse djalin tjeter qe ishte me Sh. ishte hera e pare qe e shihte dhe nuk  e njihte.

Ate dite ne lokal ky djali tjeter  i  ka  folur  dhe  i  kerkoi numrin  e  telefonit. M.  ia  ka  dhene  numrin  dhe qe ate d i te  filluan  te  komunikonin  nga  telefoni.  Ai   kishte nje numer celulari te Kosoves dhe jo te Shqiperise, por nuk e  mban mend numrin.

Ai i eshte prezantuar me emrin  Arvit  Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej  ne  Kosove  per pune, ku i ka treguar edhe nje leter njoftim apo karte identiteti ,  ku emri ishte vertete  Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Leter njoftimi qe i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i perkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosoves dhe i Shqiperise.

Pasi k ishte kaluar afro 1 muaj gjysem qe  nga  d ita  qe  u njohe n dhe qe takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kerkoi qe lidhja e tyre te behej serioze dhe donte te takonte pri nderit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan te bashkejton in ne nje banese me qera ne Gjilan.

Arviti i ka treguar qe familjen  e  tij  e  kishte ne  France  dhe  per  kete  arsye  nuk mund  ta  takonte.  Kur  kane filluar  te bashkejetojne, ajo ka vene re qe Arviti mbante arme zjarri me vete, gjithmone arma ka qene e njehte.

Arma ishte e zeze dhe kur dilnin a i e mbante ne brez e kur vinin ne shtepi a i e l inte ne dhome. Kur e ka pyetur se perse mbante arme ai i eshte pergjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”.