Pse mërgimtarët i ndreqin dhëmbët masivisht në Kosovë e jo në Perëndim

HomeLajme

Pse mërgimtarët i ndreqin dhëmbët masivisht në Kosovë e jo në Perëndim

Kemi parë vazhdimisht muajve të verës shumë mërgimtarë që ndreqin dhëmbë. Në këtë artikull do të mësoni se nuk është në pyetje vetëm dallimi në çmim m

Ismajli: Rezultatet e para tregojnë që LDK prin në Gjilan
Gastronomët paralajmëron largimin e arkave fiskale: Është mbushur kupa, s’kemi asnjë ndihmë
‘Desa jonë, ke me na mungu të gjithëve’

Kemi parë vazhdimisht muajve të verës shumë mërgimtarë që ndreqin dhëmbë. Në këtë artikull do të mësoni se nuk është në pyetje vetëm dallimi në çmim mes Perëndimit dhe Kosovës, por – çka është befasuese – edhe shërbimi që ofrohet.

“Thuajse krejt”, më tha Pajtim Demaj, kosovar që jeton në Gjermani, derisa po priste t’i rregullonte dhëmbët në karrigen e dentistit, kur e pyeta “a vijnë shumë gjatë verës kosovarët që jetojnë atje për me i ndreqë dhëmbët”.

Demaj, 32-vjeçar nga Rugova e Pejës, frekuenton Kosovën sa herë që ka probleme të llojit ku përfshihet buzëqeshja e kafshimi, veprime që natyrshëm e logjikshëm ndërlidhen me dhëmbët.

“Gjermania nashta tregun e ka të madh, po nashta shërbimin nuk e ka aq të mirë sa e ka Kosova”, thotë Demaj brenda ambienteve të klinikës DentFix ku kishte numër jashtëzakonisht të madh të njerëzve që po prisnin në rend për trajtim.

Madje, kërkesat janë aq të mëdha gjatë muajve të verës, sa mërgimtarët caktojnë termine “6 muaj deri në një vit më herët”, thotë profesor Feim Haliti, njëkohësisht edhe pronari i DentFix.

E interesimi i madh i mërgimtarëve, natyrshëm ndikon edhe te problemet për caktimin e termineve te lokalët. Anita – qytetare nga Prishtina – potencon se është shumë e vështirë tash të kryhet punë nëse keni probleme të çfarëdollojshme dentare.

Krejt (terminet) i kanë nxonë, kryesisht mërgimtarët nga Amerika dhe vendet skandinave. Dentisti jem më pat thonë ‘hajde kryej punë para korrikut, se s’kom termine mo”, thotë ajo.

Demaj, në anën tjetër, thotë se proceset burokratike janë shumë më të thjeshta në Kosovë, ku përfshihet lënia e termineve dhe kryerja e të gjitha shërbimeve brenda një ambienti, për dallim nga Gjermania, ku gjërat kërkojnë më shumë durim e kohë.

Gjithçka këtu kryhet me ni ordinancë. E në Gjermani duhet fotografimin dikund, pastaj implantin diku tjetër. Tutje, ai implant duhet të dërgohet në një ordinancë tjetër, që e krijon atë implant, pastaj me e kthy prapë te ky, e qeshtu…”, thotë Demaj.

Për një implant, sipas të njëjtit, ka gjasa të vonojë deri në 6 apo 7 muaj.

Çmimet
Dorën në zemër, sille ka te sillësh, pavarësisht gjithçkaje e çdo gjëje, në fund të fundit çmimi duhet të luajë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në tendencën e vrullshme të mërgimtarëve t’iu turren ordinancave kosovare gjatë muajve të verës për rregullim dhëmbësh.

Demaj, shembull, në ordinancën në fjalë po priste për t’i shtuar me implant plot 15 dhëmbë.

Demaj, shembull, në ordinancën në fjalë po priste për t’i shtuar me implant plot 15 dhëmbë.

“Qeky shërbim në Gjermani më kish kushtu 20 deri në 30 mijë euro. Këtu, nuk e di saktë se hala s’jemi marrë vesh për çmim, por më shumë se 60% më lirë do t’më bëhet”, thotë ai.

Në një dhomë tjetër, Saranda Kasapi, 34-vjeçare, kishte ardhur nga Nju Jorku në Kosovë për t’i kontrolluar e për të rregulluar prishje.

Në Kosovë vij për rregullim dhëmbësh sepse është më së miri, si për çmime si për mikpritje e gjithçka tjetër”, thotë ajo.

Për të më lënë gojëhapur, ajo tutje tregoi sa do t’i kushtonte shërbimi i njëjtë në Nju Jork, e që është plot 48 mijë dollarë më shtrenjtë.

“Në Nju Jork shërbimi që e kam kry këtu, do të më kushtonte minimumi 50 mijë dollarë, ndërsa këtu më ka kushtuar 2 mijë euro.”

Natyrisht, me dallime të tilla në çmim, nuk ishte befasi deklarata e Sarandës kur më tha se “99% e kosovarëve në Amerikë vijnë në Kosovë për me i rregullu dhëmbët”.

Në DentFix, shembull, implanti kushtonte 500 euro sipas çmimores së vënë nëpër ambientet e ordinancës, e që është dallim dinjitoz me atë prej “700-800 eurove”, sa të kushton i njëjti shërbim në Gjermani, sipas Valdetit, 39-vjeçar, që më tha në një bisedë tjetër, jashtë objektit ku po pyesja mërgimtarë të shtrirë e në pritje të futjes së ndonjë aparature në gojë për rregullim dhëmbësh.

“Rrallë dikush, veç ndonjë emergjencë apo ndonjë gjë, se ndryshe krejt këtu”, më thoshte tutje Saranda pasi e pyeta nëse ka ndonjë kosovar që e njeh që rregullon dhëmbët në Nju Jork.

Bujar Jahaj, 40-vjeçar nga Tropoja, po më tregonte tutje se ishte ndarë i pakënaqur me shërbimin që i ishte dhënë në Belgjikë, ku jeton dhe punon si shofer furgoni.

“E rregullova dhëmbin në Belgjikë, por më ra dy herë brenda një muaji.“

Ai thotë se çmimi është trefish më i lartë në Belgjikë, “plus jo me shërbim të këtuhit”.

Elsa, 35-vjeçare nga Lezha por që jeton në Itali, gjithashtu po priste si gjithë të tjerët për shërbime dentare.

“I kam rregullu njëherë dhëmbët në Itali, dhe më janë prishë. Pas një viti kam pasë probleme”, thotë ajo.

Ajo po bënte implante “për krejt gojën” dhe më tha se në Itali kishte bërë kontrollet e duhura dhe i kishin caktuar një çmim prej 47 mijë eurove.

Duke hezituar të tregonte çmimin ekzakt që i kishte kërkuar DentFix për implantet 47 mijë euroshe në Itali, ajo tha se do të paguajë “më pak se 5 mijë euro”, e që ishte një prej herëve të vetme kur po ndihesha me fat që nuk po jetoja diku në Perëndim.

Çka thotë dentisti?
Haliti, i cili operon qysh nga viti 2010, thotë se e filloi me një karrigë të vogël fllimisht, por “për shkak të punës së madhe dhe fluksit” tash kishte një që unë po e quaja “fabrikë për ndreqje dhëmbësh”.

Ishte një objekt gjigant me plot hapësira të ndara për rregullime dhëmbësh, ku punonin 30 punëtorë, sikur për ta nënvizuar punën jashtëzakonisht fitimprurëse të dentistëve në Kosovë.

“Mos na lashtë Zoti pa ta”, po më thoshte Haliti për mërgimtarët në një bisedë.

“Janë krenaria jonë dhe janë një infuzion shumë i madh për ekonominë tonë.”

Ai madje thotë se, me rekomandimin e kosovarëve që jetojnë jashtë, ka raste kur të huaj nga shtete të ndryshme, përfshirë Afrikën e Jugut, vijnë për të kryer shërbime dentare në ordinancën e tij.

“Rasti konkret, dje kanë ardhë katër vajza. Një ka qenë e Austrisë, e i kish marrë me vete edhe tri të tjera. Njëra ishte nga Polonia, njëra nga Afrika e Jugut dhe një tjetër gjermane”, thotë ai.

Marketingu gojë më gojë, është një tradicional por që del të jetë prej metodave më efektive të rritjes së brendit, që vjen natyrshëm nga puna e mirë me palë, të cilat pastaj e kryejnë punën e PiArit nga muhabetet gojë më gojë pa pagesë./nacionale.com/