Punëtorët shëndetësorë nesër sërish në grevë

HomeShëndeti

Punëtorët shëndetësorë nesër sërish në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka njoftuar se nesër sërish do të mbajë grevë, për shkak të mos marrjes së një përgjigje ng

Asnjë i vdekur e 40 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë
269 raste me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka pranuar pesë autoambulanca të reja

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka njoftuar se nesër sërish do të mbajë grevë, për shkak të mos marrjes së një përgjigje nga ana e Qeverisë për kërkesat e tyre.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

FSSHK shton se Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva, dhe në këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës. /Telegrafi/