Punime me hapat e breshkës, kaos në trafik, pluhur i madh dhe me ritëm të ngadalshëm

HomeLajme

Punime me hapat e breshkës, kaos në trafik, pluhur i madh dhe me ritëm të ngadalshëm

Gjilan – Rruga në dalje të Gjilanit për Bujanoc ka filluar të punohet, por me hapa të ngadalshëm dhe me probleme të shumta në trafik. Bizneset që ndod

Paralajmrohet ulje të çmimit të naftës në Kosovë
Kosova pa sistem të mbrojtjes kundër breshërit, para luftës kishte 110 pika të tilla
Viti me rritjen më të lartë të çmimeve

Gjilan – Rruga në dalje të Gjilanit për Bujanoc ka filluar të punohet, por me hapa të ngadalshëm dhe me probleme të shumta në trafik. Bizneset që ndodhen afër rrugës thonë se janë në hall të madh nga pluhuri.

Dalja e rrugës Gjilan – Bujanoc tashmë ka nisur të punohet projekt ky i nisur në kohën e Avdullah Hotit.

Punimet po zhvillohen me një ritëm të ngadalshëm dhe të mërzitshëm tej mase për bizneset që ndodhen përskaj rrugës.

Kompanitë serioze që kanë biznese në këtë segment rrugor thonë se punimet po zhvillohen me hapat e breshkës.

Murseli një tregtar thotë se pluhuri u shkakton probleme. “Jemi në hall të madh sepse kompania nuk e përdorë cisternën për ta larguar pluhurin, ose e përdorë shumë rrallë. Po shkaktohet kaos në trafik dhe kuptohet që edhe klientët po na ikin” shprehet Murseli.

Tregtaret e kësaj pjese rrugore kërkojnë nga Ministria që të punohet më seriozisht dhe që rruga të përfundojë në afatin e paraparë kohor./