Putin kërcënon për eskalim bërthamor nëse Suedia dhe Finlanda anëtarësohen në NATO

HomeLajme

Putin kërcënon për eskalim bërthamor nëse Suedia dhe Finlanda anëtarësohen në NATO

Rusia ka thënë se “nuk do të flitet më për një Baltik jo bërthamor” nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s. Të dy vendet po rishikojnë marrëve

Vetëm 1200 biznese aplikuan në ATK për të subvencionuar rritjen e pagave për punëtorë
Qytetarët duhet të vetëdijesohen për pasojat shëndetësore që sjell tuberkulozi
A jeni për reduktime apo shtrenjtim të energjisë elektrike?👇

Rusia ka thënë se “nuk do të flitet më për një Baltik jo bërthamor” nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s.

Të dy vendet po rishikojnë marrëveshjet e tyre të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sondazhet si në Suedi ashtu edhe në Finlandë kanë treguar për mbështetje për anëtarësimin në NATO, shkruan Sky News.

Por, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se zhvillime të tilla do të sillnin një përgjigje nga Moska.

“Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për Baltikun – ekuilibri duhet të rivendoset”, tha ai.

“Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk e kishte ndërmend të merrte”.

Duke shkruar në Telegram, Medvedev pretendoi se NATO po përgatitej të pranonte Finlandën dhe Suedinë me “procedura minimale burokratike”.