Qentë vërshojnë qytetin e Gjilanit

HomeLajme

Qentë vërshojnë qytetin e Gjilanit

Gjilan – Qyteti i Gjilanit është vërshuar nga qentë endacak të cilët edhe paraqesin rrezik për qytetarët. Shumë gjilanas që e frekuentojnë parkun e qy

MASHTI: Të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, por çdo vendim do të merret duke i respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore
Zhduket një vajzë e mitur në Gjilan
Lajçak: Kosova meriton liberalizimin e vizave

Gjilan – Qyteti i Gjilanit është vërshuar nga qentë endacak të cilët edhe paraqesin rrezik për qytetarët. Shumë gjilanas që e frekuentojnë parkun e qytetit thonë se kjo pamje është e mërzitshme dhe neveritësese.

Qentë e shumtë endacak ecin lirshëm përgjatë tërë qendrës së qytetit ndërsa “pushimin” e bëjnë në parkun e qytetit. Tek fundit edhe ata e kanë jetën e tyre, por këto foto duken jo fort të mira nga syri i qytetarit.

Muharremi një qytetar gjilanas që pushon tek parku i qytetit thotë se këta qen edhe pse nuk janë sulmues megjithatë janë të mërzitshëm nga pamja kur i sheh nëpër tërë qytetin.”Mua personalisht nuk më pengojnë, por nxënësit e shkollave e shoh që shpesh kanë frikë prej tyre” u shpreh ky qytetar.

Edhe, Murseli një qytetar tjetër thotë se komuna duhet të merret me këtë problem sepse Gjilani po duket si një qytet ku dominojnë kafshët.”Pse këto pamje të pahijshme dhe pse këta qen gjithkund. Kjo nuk është e mirë për syrin e askujt” shprehet Murseli.

Miranada një nxënëse e shkollës së mesme thotë se i ka frikë dhe fobi qentë. “Kam frikë të jashtëzakonshme kur kalojë afër parkut sepse qentë aty po grumbullohen. Vërtet komuna duhet të merret me këtë pamje shëmtuese për qytetin” shprehet ajo./rajonipress/