Qeveria e Kosovës ka kohë deri në ora 16:00 të japë një mendim rreth projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Në rast se kjo nuk ndodhë pr
Qeveria e Kosovës ka kohë deri në ora 16:00 të japë një mendim rreth projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Në rast se kjo nuk ndodhë projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.
Kështu bëri të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
“Sipas procedurës parlamentare për miratimin e ligjeve Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për projektligjin, do të thotë deri sot në ora 16:00”, tha ai në Klan Kosova.
“Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë. Respektivisht nga nesër projektligji vjen në Kuvend dhe iu shpërndahet deputetëve”.
Në rast se ky projektligj i propozuar nga PDK-ja kalon, qytetarëve do t’iu mundësohet tërheqja deri në 30 për qind e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.