Qeveria Kurti shkarkon drejtorin e RTK-së Ngadhnjim Kastratin

HomeLajmePolitikë

Qeveria Kurti shkarkon drejtorin e RTK-së Ngadhnjim Kastratin

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin. Pas këtij shkarkimi ka re

Kurti fton ndërmarrësit dhe investitorët e huaj të investojnë në Kosovë
Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë elektrike
Policia në Gjilan largon nga trafiku rrugor motoçikletat pa regjistrim dhe në gjendje jo të rregullt teknike

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin.

Pas këtij shkarkimi ka reaguar Kastrati, i cili theksoi se nuk është njoftuar për ndonjë procedurë të shkarkimit të tij.

“Të dashur kolegë të RTK-së, miq e bashkëpunëtorë, sapo u njoftova se anëtarët e Bordit të RTK-së të emëruar javë më parë nga politika, kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës. Njoftimin për shkarkim e morra në shtëpi, ku jam prej disa ditësh në izolim si rezultat i infektimit me Covid. Perveq tjerash une as nuk jam njoftuar per ndonje procedure te shkarkimit dhe as nuk ka pasur ne rend te dites pike per shkarkimin tim”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se që nga “ardhja e anëtarëve të Bordit të ri të Qeverisë Kurti” është ballafaquar me shantazhe e presione të tyre.

“Që nga muaji prill i vitit 2019 kur jam zgjedhur në këtë pozitë, me krenari mburrem që e kam udhëhequr Mediumin Publik, duke ruajtur profesionalizmin dhe besueshmërinë publike. Për këtë periudhë kam arritur që të paguaj mbi 4 milionë euro borxhe. Që nga ardhja e anëtarëve të Bordit të ri të qeverisë Kurti, jam ballafaquar me shantazhe e presion të tyre për t’i larguar qindra punëtorë nga puna, në këmbim të vazhdimit të punës sime në këtë pozitë deri në fund të mandatit në prill 2022. Por unë ju kam thënë qartë anëtarëve politik të këtij Bordi se unë nuk e largoj asnjë person nga puna. Arsyeja është e thjeshtë: Ata punojnë prej shumë vitesh dhe janë të nevojshëm, ndërsa me ato paga mbajnë familjet e tyre, e që është mjaft e vështirë ne këtë situatë të rëndë ekonomike”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

“Para disa ditësh, ky Bord, pavarësisht se kam qenë i sëmurë dhe në izolim, më ka kërkuar që t’ua dërgoj projeksionin buxhetor ku përfshihen edhe vendet e punës dhe ua kam dërguar të detajuara të gjitha dhe nuk kanë pasur asnjë vërejtje. Gjitha projeksionet buxhetore e programore ua kam dërguar pa e larguar asnjë punëtorë nga puna, edhe pse qeveria aktuale për këtë vit e ka zvogëluar buxhetin e RTK-së për më shumë se 2 milionë euro. Mbetëshi mirë me shëndet!”, ka shtuar ai.

Shkarkimi i Kastratit nga ana e bordit të RTK-së është arsyetuar sipas tyre keqmenaxhimin me televizionin publik, për mbingarkesë me kontrata të dyshimta për shërbime (mbi vepër) e një sërë shkeljesh tjera të evidentuara me mbarëvajtjen e punës në RTK.

Ngadhnjim Kastrati, më 19 Prill 2019, nga Bordi i atëhershëm i RTK-së ishte votuar me 6 vota për dhe një kundër për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm. Derisa detyrën e kishte marrë disa ditë më pas, pasi ishte dhënë edhe një interpretim ligjor për zgjedhjen e tij në krye të televizionit publik.

Ndryshe, Bordi i RTK-së, i kryesuar nga Besnik Boletini, mbledhjen paraprake e ka mbajtur me datën 24 dhjetor 2021.

Në këtë mbledhje, nder tjera, nuk ishin aprovuar projeksioni buxhetor dhe skema programore për vitin 2022. /Reporteri.net/