Qeveria Kurti vendos sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë

HomeLajme

Qeveria Kurti vendos sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas fillimit të luftës në Ukrainë. Kryeministri Albin Kurti njoft

Murati përplaset me opozitën: S’po e ndihmoni qytetarin
​SBAShK-u proteston më 4 dhjetor, Jasharaj: Do të jetë alarmi i fundit për qeverinë
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Qatar Charity shpërndajnë 400 pako ushqimore për familjet në nevojë

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se këto masa do të jenë në përputhje me pakon e katërt të sanksioneve ndaj këtyre shteteve nga ShBA-të, BE-ja dhe partnerët e tjerë.

“Në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të, BE-në edhe partnerët e tjerë, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë propozim vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve ekonomike dhe financiare të përcaktuara nga BE-ja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Përmes këtij vendimi qeveria jonë do të vazhdojë të rreshtohet me partnerët në zbatimin e sanksioneve dhe masave përfshirë edhe pakon e katërt të sanksioneve të BE-së. Kjo pako konsiston në masa restriktive tregtare, ekonomike, financiare,  energjetike, industri të mbrojtjes si dhe ndaj individëve dhe entiteteve të tjera”, ka thënë Kurti.

Kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë janë vendosur në konsultim të plotë me ShBA-të, BE-në dhe partnerët e tjerë.

“Sanksionet e zgjeruara përfshijnë ngrirje të asesteve bankare, institucione financiare dhe individë, ndalimin e qasjes së tyre në tregjet financiare, ndalimin e transmetimit të mediave propagandueses, materiale të ndryshme që mund të përdoren për makineri të luftës, restrikcione Bjellorusisë për ndalimin e importit të mallrave teknologjike si përgjigje e mbështetjes së luftës si kundërpërgjigjet e mbështetjes së luftës së Rusisë në Ukrainë dhe masa të tjera restriktive që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politik të përfshirë në invazionin rusë në Ukrainë”, ka thënë ajo.