Qeveria mblidhet sot, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID

HomeLajme

Qeveria mblidhet sot, pritet vendimi për masat e reja antiCOVID

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet nga ora 17:30, ku do të shqyrtohen masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rritjes së nu

Shefqet Krasniqi e thotë sërish: Fundi i botës është afër
Qeveria planifikon heqjen e pagesës për studime në universitete publike
Kryetari Alban Hyseni vizitoi shkollën ‘Abaz Ajeti’ dhe i përgëzoi nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet nga ora 17:30, ku do të shqyrtohen masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje Vitia e ka diskutuar propozimin për masa të reja me krerët e institucioneve shëndetësore, përfaqësues të Odës së Hotelierisë së Kosovës dhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Vitia ka thënë të martën se pas dërgimit të 173 mostrave pozitive jashtë Kosovës, 171 kanë dalë me variantin Delta.

Ai ka thënë se kufizimet e reja do të përfshijnë orar të kufizuar të bizneseve të gastronomisë, meqë shpërndarja më e madhe e virusit ka thënë të jetë pasojë e organizimeve në ambiente të mbyllura.

Vitia ka thënë se vaksinimi është zgjidhja më e sigurt për luftim të pandemisë dhe se ditët e fundit është rritur interesimi për imunizim.

“Ditën e djeshme janë administruar diku rreth 22 mijë doza të vaksinës dhe për kokë banori Kosova së fundmi po administron numrin më të madh të vaksinave në rajon”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se është marrë vendim që qendrat e vaksinimit të punojnë edhe ditën e shtunë.

Kufizimet e reja

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës njoftoi se pas takimit me ministrin Vitia është kuptuar se Qeverisë do t’i propozohet se nga 20 gushti, sallat për organizim të ahengjeve dhe dasmave do të mund të punojnë deri në orën 22:30 dhe me kapacitet deri në 150 persona.

Edhe kafeteritë do të mund të punojnë me të njëjtën orar, derisa klubet e natës do të mbyllen deri më 1 shtator të këtij viti.

Më 12 gusht, Qeveria ka miratuar disa masa tjera me qëllim të luftimit të pandemisë.

Sipas vendimit të asaj date, nga data 20 gusht, dëshmia për vaksinim do të jetë e domosdoshme për të fituar qasje në një mori ambientesh të brendshme.

Në mungesë të dëshmisë për vaksinim, duhet të prezantohet testi negativ në koronavirus, jo më i vjetër se 72 orë, testi antigjen jo më i vjetër se 48 orë, ose dëshmia për tejkalim të koronavirusit brenda 180 ditëve.

Dëshminë për vaksinim duhet ta kenë edhe personat që punojnë në këto biznese dhe kanë kontakt me njerëz.

Bizneset do të detyrohen që të angazhojnë dikë që të kontrollojë dokumentet e kërkuara për të fituar qasje nëpër organizime.