Qeveria miraton Projektligjin për pagat dhe atë për zyrtarët publikë

HomeLajme

Qeveria miraton Projektligjin për pagat dhe atë për zyrtarët publikë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 109-të, ka miratuar Projektligjin për pagat dhe atë për zyrtarët publikë. Në programin legjislativ të Qeve

Prokuroria nis hetimet për rrahjen brutale të të moshuarës në Pejë, ndalohen për 48 orë dy punëtoret
Gjykata merr vendim për 18-vjeçarin në Gjilan që dyshohet se e dhunoi 13-vjeçaren
Këshilli i Bashkësisë Islame ndan 75 pako ushqimore për jetimët e Gjilanit

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 109-të, ka miratuar Projektligjin për pagat dhe atë për zyrtarët publikë.

Në programin legjislativ të Qeverisë ishte paraparë që Projektligji i pagave të trajtohet në muajin mars 2022.

Ky Projektligji, më 15 shtator, kishte dalë në konsultim publik, ku të gjitha palët kishin pasur mundësinë që të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor.

Ligji, i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Pra, ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në ligj.