Qeveria paralajmëron sërish rritje të pagës minimale

HomeLajme

Qeveria paralajmëron sërish rritje të pagës minimale

Është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës projektligji që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto, apo 264 euro bruto. Ndërkaq të martën

Mësuesja përjashtohet nga puna për shkak të shamisë
Nga sot në lagjen ‘Dardani’ në Gjilan, bëhen rrugët një kahëshe
Haziri: Në Gjilan kemi krijuar balancë investimesh qytet-fshat

Është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës projektligji që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto, apo 264 euro bruto.

Ndërkaq të martën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do t’i ndajnë nga 100 euro për secilin punëtorë të sektorit publik dhe privat.

Lidhur më këtë, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve në RTK, tha se kjo Qeveri ka premtuar që paga minimale të jetë 250 euro neto, 264 euro bruto për 40 orë pune, apo 1.5 euro në orë dhe kjo po bëhet pas 11 vitesh që nuk ka pasur rritje të pagës minimale.

Ai po ashtu paralajmëroi që paga minimale do të rritet sërish, sipas rritjes ekonomike.

“Nuk do të ndodhë që kjo do të përsëritet, por paga minimale do të rritet sipas rritjes ekonomike, do të ketë vijimësi, kjo rritje kësaj radhe është mbi 50 për qind. Megjithatë Sindikatat nuk po pajtohen me këtë, kundërshtimi i tyre është joracional dhe më shumë janë kërkesa proklitike, sindikatat në këtë mënyrë po bllokojnë rritjen e pagës minimale”, tha Murati.

Po ashtu Murati tha se Qeveria e ka miratuar edhe ndryshimin e shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.