“Qeveria për Familjet”, Kurti me skemë të re punësimi: Çdo familje së paku një të punësuar

HomeLajme

“Qeveria për Familjet”, Kurti me skemë të re punësimi: Çdo familje së paku një të punësuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do të fillojë një skemë të re të mbështetjes ndaj qytetarëve, përmes së cilës në çdo familje do t

Kërsasin ‘Grushtet’ në Parkingun e diskotekes Stop në Gjilan (VIDEO)
Fondacioni “Golden Eagle” dhuron banesë për një person me nevoja të veçanta
Qytetarët duhet të vetëdijesohen për pasojat shëndetësore që sjell tuberkulozi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do të fillojë një skemë të re të mbështetjes ndaj qytetarëve, përmes së cilës në çdo familje do të ketë së paku një të punësuar. Qeveria do të subvencionojë rreth 70% të pagës bruto të punëtorit, që i bie maksimumi 300 euro, për gjashtë muaj me radhë.

“Javën po e përfundojmë me një lajm edhe më të mirë. Që para se të jetë lajm sot, ka qenë zotim i yni dje. Po e nisim skemën e radhës në mbështetje të qytetarëve, “Qeveria për Familjet”. Në kuadër të masave të punësimit, synojmë të garantojmë që çdo familje e Republikës sonë, ka së paku një anëtar të punësuar”, tha Kryeministri Kurti, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Kjo skemë do të fillojë të zbatohet nga e hëna, ku Kryeministri Kurti bën thirrje që të gjithë ata që kërkojnë të punësohen e që i plotësojnë kushtet, të dërgojnë dokumentet përkatëse në zyrat e punësimit nëpër komuna.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, të hënën, do t’i ndajë me ju të gjitha informatat e nevojshme. Po bëjmë një hap tejet të rëndësishëm drejt Skemës së Punësimit të Garantuar, si politikë e jona qeveritare për garantim të punësimit. Njëkohësisht po vendosim një standard të ri të politikave të punësimit që rrisin mirëqënien e qytetarëve”, ka thënë tutje Kryeministri. /Reporteri.net/