Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që masat antiCOVID të vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për një kohë derisa të bi
Sipas këtij rekomandimi, as fillimi i vitit të ri shkollor nuk do të duhej të bëhej me prezencë fizike në shkolla, ndërkaq vendimi për këtë pritet të merret në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Të enjten përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur edhe detaje nga takimi i fundit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me rekomandimet e fundit nga IKSHPK-ja.
“Në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë”, shkruan Nagavci.
MASHTI po ashtu ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë të gatshme katër skenarë për këtë vit shkollorë në kushte pandemie.