Qeveria thotë se duhen masa të reja për frenimin e Omicronit

HomeLajme

Qeveria thotë se duhen masa të reja për frenimin e Omicronit

Qeveria e Kosovës ka thënë se pothuajse të gjitha rastet e intektimeve të ditëve të fundit janë të variantit Omicron, i cili përhapet jashtëzakonisht

Temperatura në Kosovë deri në 15 gradë celsius, dita e tretë më e ngrohtë në 50 vitet e fundit
Hyseni së bashku me Aliun dhe Durmishin inspektojnë punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc
Jasharaj: Më 20 maj dilni sa më shumë në protestë para Qeverisë, do Zoti që Kurti të reflektojë

Qeveria e Kosovës ka thënë se pothuajse të gjitha rastet e intektimeve të ditëve të fundit janë të variantit Omicron, i cili përhapet jashtëzakonisht shpejt dhe po shkakton sëmunundje e vdekje.

Për këtë arsye, Qeveria, pas mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19, thotë se ky variant i ri kërkon edhe përditësim të masave, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve, njofton Klan Kosova.

“Masat kanë për qëllim primar ruajtjen e shëndetit si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, që të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar”.

Qeveria gjithashtu bën thirrje që që të mos nënvlerësohet varianti Omicron, duke bërë apel te qytetarët për vaksinim.

“Të gjitha informatat nga vendet e tjera dëshmojnë qartë, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete. Si gjithmonë, mjeti më i fortë dhe më efikas për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët përreth nesh, mbetet vaksinimi masiv. Prandaj vaksinohuni sa më shpejt dhe, në veçanti, merrni dozën përforcuese posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë”.

“Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë për t’u vaksinuar sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese. Respektimi i masave dhe vaksinimi do të na ndihmojë që të kalojmë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja”.