Qeveria vendos t’i vazhdojë masat emergjente për energji edhe për 30 ditë

HomeLajme

Qeveria vendos t’i vazhdojë masat emergjente për energji edhe për 30 ditë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike. Përmes këtij vendimi, Qeveria i propoz

Mali i Zi lehtëson masat anti-COVID nuk kërkohet certifikatë e vaksinimit
Bashkatdhetarët ringjallën vendin, shpenzuan rreth 500 milionë euro në Kosovë
Austria fut Kosovën në listën e gjelbër të Covid-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për vazhdimin e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike.

Përmes këtij vendimi, Qeveria i propozon Kuvendit zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 98-të elektronike të mbajtur këtë të premte nga ekzekutivi.

Në njoftimin për media thuhet se zgjatja e këtyre masave bëhet për shkak të rritjes se kërkesës për energji dhe gjendjes jostabile të furnizimit me energji elektrike.

“Mungesa e energjisë, vjen si pasojë e vjetërsisë së kapaciteteve aktuale gjeneruese, investimet parciale në këtë sektor dhe rritja e vazhdueshme e konsumit. Kjo shtron nevojën emergjente të zgjatjes së masave për 30 ditë, për shkak të nevojave që mund të paraqiten nga pasojat e krizës energjetike ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.