Qeverisë i kërkohet ta lejojë tërheqjen nga Trusti dhe të garantojë rimbursimin e mjeteve

HomeLajme

Qeverisë i kërkohet ta lejojë tërheqjen nga Trusti dhe të garantojë rimbursimin e mjeteve

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se situata sociale në Kosovë nuk është në nivelin e duhur, kjo për faktin

Dy fëmijët u gjetën të ekzekutuar me plumb në kokë, detaje nga tragjedia në familjen shqiptare në Gjermani
Komuna e Gjilanit fillon ciklin e dëgjimeve buxhetore
Shtohen kërkesat që projektligji për Trustin të dërgohet në Kuvend

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se situata sociale në Kosovë nuk është në nivelin e duhur, kjo për faktin se jeta e qytetarëve është duke u vështirësuar vazhdimisht.

Madje, ai tha se nuk ka as rritje të pagave në sektorin publik e privat, andaj qytetarëve u duhet ndihma nga shteti për tërheqjen e kursimeve në Trustin Pensional.

Sipas Gërxhaliut, nëse lejohet që të tërhiqen mjetet nga Trusti, Qeveria duhet që të garantojë riburësimin e mjeteve, raporton EO.

“Kosovarët e meritojnë një pleqëri të lumtur dhe jo një varfëri. Qëllimi i fondit është ta kenë një pleqëri të mirë dhe në këtë drejtim besoj që çdo lojë me Trustin Pensional do të jetë një gabim dhe shqetësim”.