Qytetarët e Kosovës harxhuan më pak, rritet në 20% numri i familjeve që nuk festojnë për arsye ekonomike

HomeLajme

Qytetarët e Kosovës harxhuan më pak, rritet në 20% numri i familjeve që nuk festojnë për arsye ekonomike

Rritja e vazhdueshme e çmimeve për produktet bazike ka bërë që qytetarët e Kosovës të harxhojnë më pak për festat e fundvitit. Pavarësisht se 18 pë

Kurti flet për ministrin e ri të Shëndetësisë, tregon a do të jetë nga Vetëvendosja
Abdixhiku takoi strukturat e LDK-së në Gjilan
Riad Gashi vuan nga tumori, familja kërkon ndihmë për operimin e tij

Rritja e vazhdueshme e çmimeve për produktet bazike ka bërë që qytetarët e Kosovës të harxhojnë më pak për festat e fundvitit.

Pavarësisht se 18 për qind e popullsisë është në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në atë ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për ato të fundvitit, duke harxhuar rreth 30 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2022”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht rreth 150 euro për këto festa.

“Numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14 për qind në vitin 2021 në 20 për qind në 2022-në”, thekson raporti.

Aty theksohet se familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-së dhe rreth 3.1 milionë euro më pak se sa në fundvitin e 2020-së.

“Mesatarisht, familjet kosovare kane deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021 dhe 139 euro në vitin 2020”, vijon raporti.

Në pyetjen se pse nuk festohet kjo festë, 83 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk i përkojnë bindjeve të tyre.

“70 për qind – festat e fundvitit nuk përkojnë me bindjet e mia dhe 19 për qind – për shkaqe ekonomike”, thotë UBO Consulting.

Në pyetjen, a mendoni që vitin tjetër do të shpenzoni më shumë apo më pak, 60 për qind e qytetarëve janë shprehur se do harxhojnë njëjtë, 13 për qind më pak dhe 11 për qind më shumë.

Mbi gjysma e qytetarëve kanë thënë se kanë blerë produkte promocionale (nga zbritjet).

Rreth 80 për qind e tyre kanë thënë se burimin e informacionit për t’u informuar rreth këtyre produkteve e kanë pasur televizionin, pasuar nga rrjetet sociale me 62 për qind, 26 për qind nga portalet, 36 për qind nga familjaret dhe miqtë, 32 për qind nga dyqanet dhe 6 për qind nga radiot.

Në fund të raportit theksohet se 86 për qind e blerjeve bëhet nga periudha 25-31 dhjetor, ndërsa pjesa tjetër nga periudha 15-24 dhjetor.