Qytetarët e mbulojnë me miell Hekuran Muratin pasi ua ndali pagat

HomeLajme

Qytetarët e mbulojnë me miell Hekuran Muratin pasi ua ndali pagat

“Përmillet” Hekuran Murati pasi ua ndali pagat mijëra qytetarëve”, ka shkruar mediumi demokracia duke sjellur edhe fotografi ekskluzive nga ngjarja.

Kuvendi nderon me një minutë heshtje ish drejtorin e Spitalit Nisret Hajrullahun
“Viganët” – shfaqja më e mirë e festivalit “Talia e Flakës 2022”
Besnik Bislimi: Nuk ka krizë ekonomike në Kosovë

“Përmillet” Hekuran Murati pasi ua ndali pagat mijëra qytetarëve”, ka shkruar mediumi demokracia duke sjellur edhe fotografi ekskluzive nga ngjarja.

Eksperti i arsimit, Jonuz Salihaj thotë se ministri i Financave, Hekuran Murati është treguar i papjekur me deklaratat që i ka dhënë për mësimdhënësit “për t’i dënuar ata që nuk e mbajnë mësimin”.

Ai thekson se Murati e humb në çdo instancë gjyqësore nëse ua ndal pagat mësimdhënësve për shkak të grevës.

“Ai e humb këtë kontekst ligjor, këto gjana janë me ligj, është një ligj në fuqi. Pse ka ardh Vetëvendosje në pushtet nuk do të thotë me i burgu të gjitha ligjet dhe me i bo qysh don Vetëvendosje. Jo ashtu s’ka me qenë. Është Ligji për grevat, ligji për organizim sindikal dhe ai çdo intancë gjyqësore e humb në këtë rast dhe njerëzve s’mundet të ju ndal pagat sepse e drejta e grevës është e garantuar”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.

Sipas tij, kjo është mendësia e nënçmimit të një armate të tërë të njerëzve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pagave pjesërisht. Ai ka kërkuar që mësimdhënësit të dalin në punë nesër, ndërsa ka përsëritur se shteti nuk është i obliguar të paguaj punëtorët për ditët sa janë në grevë.