Qytetarët e Sarajevës po armatosen masivisht pas luftës në Ukrainë – përfshihen edhe politikanët

HomeLajme

Qytetarët e Sarajevës po armatosen masivisht pas luftës në Ukrainë – përfshihen edhe politikanët

Për shkak të situatës së pasigurt globalisht, por edhe ngjarjeve në rrugë anembanë Bosnjë-Hercegovinës, gjithnjë e më shumë qytetarë po kërkojnë sigur

Rrahen e bëhen për spital në lagjen Dardania
‘Berberët’ kanë diskutuar për ta bërë çethjen 5 euro e rrojen 2-3 euro në Gjilan
Kastrati nga shtëpia: Më ka fik këmba, u gëzu Albini që s’shkova me u ballafaqu me të

Për shkak të situatës së pasigurt globalisht, por edhe ngjarjeve në rrugë anembanë Bosnjë-Hercegovinës, gjithnjë e më shumë qytetarë po kërkojnë sigurinë e tyre në atë mënyrë që legalisht të posedojnë armë apo armë zjarri.

Numri i kërkesave për miratim për blerjen e armëve u rrit në mënyrë dramatike në shkurt, me fillimin e luftës në Ukrainë.

Ministria e Brendshme e Kantonit të Sarajevës e ka konfirmuar këtë informacion për portalin “Avaza”.

“Gjatë muajit shkurt të këtij viti janë dhënë 200 leje për blerje armësh dhe 158 certifikata të armëve të zjarrit për individë”, njofton MPB.

Gazeta tutje ka dhënë edhe emrat e politikanëve të cilët janë në kuadër të qytetarëve të cilët kanë kërkuar një leje arme.

Një ndër politikanet që ka kërkuar leje për armë është edhe Danijela Kristiq nga partia “Populli dhe Drejtësia”.