Gjilan – Albin Kurti dhe Arbërije Nagavci duhet çdo orë të dalin në teren dhe të flasin me Sindikatën për t`i bindur që ta ndërpresin grevën. Kjo kokë
Gjilan – Albin Kurti dhe Arbërije Nagavci duhet çdo orë të dalin në teren dhe të flasin me Sindikatën për t`i bindur që ta ndërpresin grevën. Kjo kokëfortësi e Albin Kurtit më së shumti i sjell dëm vet atij, e pastaj arsimit kosovar shprehen qytetarët e anketuar.
Qytetarët e anketuar rreth grevës së Sindikatës së Arsimit kanë mendime të ndryshme, por të përafërta me atë që po ndodhë në teren.
Bajrami një 59 vjeçar thotë se greva është e arsyeshme.”Unë i kam dy fëmijë që kanë punë me arsim dhe e di gjendjen në këtë fushë. Albin Kurti po gabon shumë që po ngulë këmbë me atë kokëfortësinë e tij. Po të isha në vendin e tij dhe të ministres Nagavci do të kisha vrapuar çdo minutë e orë pas tyre, vetëm për ta arritur një marrëveshje” shprehet ky qytetar.
Jusufi mësues në pension mendon se Sindikata nuk duhet të tërhiqet nga qëllimi saj shumë fisnik. “Le të vazhdoj greva dhe të bindet Kurti e të tjerët se Rrahman Jashari nuk është vet dhe as nuk është i manipuluar” shton Jusufi.