Rahimaj: Tri projekte do të fillojnë këtë vit në Kamenicë

HomeLajme

Rahimaj: Tri projekte do të fillojnë këtë vit në Kamenicë

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 në Kuvendin e Kosovës, Kamenica ka mar

LAJMI I FUNDIT: Organizohet protestë ndaj Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës
Njoftimi i Gjykatës: Dardan Krivaqa e vrau mizorisht 18-vjeçaren, dyshonte se e tradhtoi me djalin e dajës së tij
Asociacioni i Komunave kërkon heqjen e orës policore

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se pas miratimit të buxhetit për vitin 2022 në Kuvendin e Kosovës, Kamenica ka marr përkrahje për disa projekte.

Sipas tij këto projekte do të fillojnë brenda vitit 2022.
Sot me shumicë votash u miratua buxheti për vitin 2022, i cili është më i madhi ndonjëherë në historinë e Kosovës.

E falënderojmë deputeten Arta Bajralija e cila i ka dërguar amendamentet të cilat i kemi shqyrtuar së bashku. Më pas, këto projekte u përkrahën nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere, e të cilat do të fillojnë brenda vitit 2022.
Projektet për Kamenicën janë:
Ndërtimi i Kolektorëve për ujëra të zeza në Hogosht dhe Shipashnicë.
Ndërtimi i çerdhes në fshatin Koretin.
Asfaltimi i rrugës Varrezat e Dëshmoreve – Jallaqë – 8 KM.
E falënderojmë Qeverinë e Kosovës, Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ky është vetëm fillimi, ditë të mira na presin, ka thënë ai.