Raka tregon se pse varianti Delta i coronavirusit po përhapet kaq shpejt

HomeShëndeti

Raka tregon se pse varianti Delta i coronavirusit po përhapet kaq shpejt

Situta me COVID-19 në Kosovë është rënduar goxha shumë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë raste të vdekjes dhe 2 mijë e 236 raste pozit

Mbi 53 mijë vaksina të dhëna për personat nga mosha 0 deri 20 vjeç në Kosovë
48 fëmijë infektohen me COVID-19 në 24-orët e fundit
Protestojnë mjekët: Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit

Situta me COVID-19 në Kosovë është rënduar goxha shumë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë raste të vdekjes dhe 2 mijë e 236 raste pozitive.

E rritjen e rasteve e ka komentuar mikrobiologu i njohur kosovar Lul Raka.

Raka tha varianti “Delta” i coronavirusit është shumë më i përhapur sesa variantet e kaluara.
“Kemi të bëjmë me një variant i cili është shumë më i transmetueshëm dhe i cili ka qarkulluar nëpër shumë shtete të Evropës disa javë më herët dhe është pritur se do të vjen edhe në Kosovë”.

“Varianti Delta është më i transmetueshmi deri më sot. Përqendrimi i tij është gati 1000 herë më i lartë në zgavrat e hundës dhe të gojës ku bëhet edhe përhapja më e shpeshtë prej personit në person”.

“Pra, përqendrimi është 1000 herë në rrugët e frymëmarrjes dhe të gojës të cilët janë rrugët kryesore të transmetimit. Kjo i bie se në qoftë se ka 1 mijë herë virus aq mundësi është për tu përhapur. P.sh nëse me variantin e vjetër virusin e ke shpërndarë në tre persona me variantin “Delta” mund ta përhapësh deri në gjashtë persona ose edhe më shumë”, tha ai.