Rama i ashpër me Berishën: Çoji naftë Millos, e bëje Thaçin terrorist

HomeLajme

Rama i ashpër me Berishën: Çoji naftë Millos, e bëje Thaçin terrorist

Në Kuvendin e Shqipërisë po vazhdon debati i ashpër mes mazhorancës e opozitës. Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimeve për projektrezolutën kundër

Kurti tha se s’janë 60 mijë veteranë, Haradinaj: S’është koha të flitet kush është veteran i vërtetë e kush jo
Edhe, Alban Hyseni ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport
Kufiri me Kroacinë: Shqiptari dënohet afro 1 mijë euro për 15 kilogramë djath

Në Kuvendin e Shqipërisë po vazhdon debati i ashpër mes mazhorancës e opozitës.

Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimeve për projektrezolutën kundër raportit të Dick Martyt akuzoi sërish ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, se ka furnizuar me naftë Sllobodan Millosheviçin gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Historia tregon që ju e furnizuat Sllobodan Millosheviçin, ju, nuk e ka furnizuar Partia Socialiste. A ka ikur ajo? Ajo nuk ikën kurrë sepse historia nuk ikën kurrë, të del përpara. E pe si të del përpara historia? Mblidhet e mblidhet dhe del dhe thotë se je i padëshirueshëm, non grata. Mbaroi historia jote, ik tani. Se vjen historia përpara, mblidhen gjërat. Çoji naftë Millos atje, çohu këtej dhe bëje Hashim Thaçin dhe UÇK terrorist marksist-leninist terrorist dhe kush i bën? Ne emër të kujt? Dil këtej nga ana tjetër dhe bëj çorapin çorap, futu andej dhe kthehej Shqipërinë në pronë private edhe vjen historia përpara dhe thotë ‘prit mor vëlla, se ti je i fortë shumë , o bajraktar po historia është më e fortë se ty’ dhe ja si vjen”, tha Rama.