Rashiti: Keq menaxhimi i buxhetit nga qeverisja e LDK-së tani rrezikon bllokimin e llogarive bankare të komunës

HomeLokalePolitikë

Rashiti: Keq menaxhimi i buxhetit nga qeverisja e LDK-së tani rrezikon bllokimin e llogarive bankare të komunës

Mbi 11 milion euro borxhe reale dhe rreth 15 milion euro të tjera janë kërkesa që janë nëpër procese gjyqësore. Në total i kemi trashëguar 25 milion e

Voton Alban Hyseni: Vota është e drejta elementare
Të rinjtë në përkrahje të ndryshimit, të cilin e garanton vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qytetarët të revoltuar: Albin Kurti e kthej Gjilanin në kohën e mesjetës, 17 orë pa energji elektrike?

Mbi 11 milion euro borxhe reale dhe rreth 15 milion euro të tjera janë kërkesa që janë nëpër procese gjyqësore. Në total i kemi trashëguar 25 milion euro borxhe nga keq qeverisja e kaluar në Gjilan. 2022 do të jetë vit i rëndë për buxhetin e komunës dhe barrë e jashtëzakonshme edhe për dy vitet tjera të ardhshme ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë i Riad Rashitit

Vetëm brenda një jave kemi pranuar 24 vendime përfundimtare nga Gjykata e Apelit, nga paditë që i janë bërë komunës së Gjilanit, për shkeljet ligjore ndaj mësimdhënësve, punonjësve shëndetësor dhe zyrtarëve komunal, të cilëve gjatë tetë viteve të qeverisjes së kaluar komunale, nuk u janë paguar pagat jubilare që i takojnë me ligj, por edhe shpenzimet e udhëtimit e të ushqimit ka shkruar Riad Rashiti.

Vetëm për këto 24 raste jemi të obliguar që brenda 7 ditëve të bëjmë pagesën e rreth 30 mijë euro, e nga to mbi 7 mijë euro janë shpenzime shtesë për kamata dhe shpenzime për procedurat gjyqësore, që do të paguhen nga buxheti dhe nga xhepi i qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Komuna e Gjilanit përballet me rreth 2 mijë padi të tilla që janë në procese gjyqësore dhe që gjatë këtij viti e në vitin tjetër, do të detyrohemi t`i paguajmë borxhet e kaluara që janë akumuluar nga keq menaxhimi i buxhetit për tetë vitet e kaluara. Ikja nëpër vite për mos kryerjen e këtyre obligimeve që ka pasur komuna e Gjilanit, e ka shkaktuar këtë kaos financiar në buxhet.

Mbi 11 milion euro borxhe reale dhe rreth 15 milion euro të tjera janë kërkesa që janë nëpër procese gjyqësore. Në total i kemi trashëguar 25 milion euro borxhe nga keq qeverisja e kaluar në Gjilan.

2022 do të jetë vit i rëndë për buxhetin e komunës dhe barrë e jashtëzakonshme edhe për dy vitet tjera të ardhshme ka shkruar Rashiti.