Rashiti: Vlerësohet pozitivisht bashkëqeverisja komunale në Gjilan

HomeLajme

Rashiti: Vlerësohet pozitivisht bashkëqeverisja komunale në Gjilan

Gjilan – U vlerësua pozitivisht bashkëqeverisja komunale në Gjilan dhe u prezantuan projektet në realizim e sipër dhe synimet tona të përbashkëta, që

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq sot në Suharekë – Policia gjeti një kallashnikov afër shtëpisë së tij
Vjehrri vret dhëndrin shqiptar në Belgjikë
Reagon Shoqata e Gastronomëve pas lajmeve për mbyllje: Nuk pranojmë mbyllje pa kompensim financiar

Gjilan – U vlerësua pozitivisht bashkëqeverisja komunale në Gjilan dhe u prezantuan projektet në realizim e sipër dhe synimet tona të përbashkëta, që i kemi gjatë këtij mandati qeverisës ka thënë Riad Rashiti kryetar i degës së PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë:

Në takim me kryesinë e degës së PDK-së u prezantua puna 100 ditëshe e drejtorëve komunal të PDK-së dhe angazhimi në realizimin e planeve të punës për vitin 2022.

U vlerësua pozitivisht bashkëqeverisja komunale në Gjilan dhe u prezantuan projektet në realizim e sipër dhe synimet tona të përbashkëta, që i kemi gjatë këtij mandati qeverisës.

Pavarësisht sfidave që përballemi si qeverisje komunale, përkushtimi dhe vullnetit ynë si partnerë të koalicionit, do të jetësojë programin tonë të përbashkët.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan do të rrisë aktivitetet mobilizuese me strukturat e saj në teren, për të parë nga afër gjendjen dhe problemet me të cilat përballen qytetarët e Gjilanit.