‘Rastet u rriten edhe pse ishin të mbyllura’: Kërkohet hapja e klubeve të natës dhe sallave të dasmave

HomeLajme

‘Rastet u rriten edhe pse ishin të mbyllura’: Kërkohet hapja e klubeve të natës dhe sallave të dasmave

Hapja e klubeve të natës dhe sallat e dasmave mbeten dy nga kërkesat e parësore të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës. Të njëjtit ankohen se masat e

Holanda në mbyllje totale, Ambasada e Kosovës del me një njoftim
Zëvendësministri i Arsimit për rastin e profesorit të Vushtrrisë: Secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e vet
Serbia vazhdon të mos e respektojë Ligjin për pakicat kombëtare

Hapja e klubeve të natës dhe sallat e dasmave mbeten dy nga kërkesat e parësore të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës. Të njëjtit ankohen se masat e dy javëve të fundit që u hoqën të shtunën i dëmtuan shumë. Ndërkohë ankohen se ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk është i interesuar t’i takojë për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Megjithëse nuk ka ende një vlerësim të saktë dëmeve të shkaktuara nga masat paraprake pasi është shumë shpejtë, Vranica thotë se ato ishin evidente ndërsa thotë se përkundër masave nuk pati asnjë masë stimuluese nga shteti.

Gastronomët kërkojnë të hapen klubet e natës si dhe sallat e damës, pasi siç tha Vranica, rastet ditore me COVID u rritën edhe pse ato ishin të mbyllura.

“Duhet të liberalizohet sa më shpejtë dhe të gjendet momentumi të mos jemi të fundit në botë që marrim hapa për ta liberalizuar ekonominë sepse vetëm po vonohemi dhe nuk po shfrytëzojmë mundësitë. Po shohim rastet me COVID përsëri u rritën përkundër faktit që nuk i aprovuan kërkesat e tona për hapjen e klubeve të natës dhe sallat e dasmave siç u hap i gjithë rajoni”, vijoi Vranica.

Përkundër kërkesave të tyre, Granica u shpreh se nuk kanë pasur takim me ministrin e Financave Hekuran Murati për të diskutuar rreth mundësisë për uljen e TVSH-së apo kompensimin e dëmeve duke shuar se ekzekutivi duhet të dëgjojë zërin e bizneseve.

“Kemi kërkuar që duhet të kemi bashkëpunim, duhet të dëgjojmë hallet e njëri-tjetrit dhe duhet të jemi të kujdesshëm për çdo hap të cilat i prek sektorët dhe çdo qytetar duke i takuar si Shoqatë e Gastronomeve, si Odën Ekonomike, si Odën e Afarizmit, të gjitha me radhë duhet të jemi bashkë se kjo është luftë e përbashkët e të gjithë neve dhe nuk duhet të jemi në fronte të ndryshme para një armiku të padukshëm.

Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja lehtësuese ndaj COVID-19 në fund të javës së kaluar dhe të shtunën hynë në fuqi. Tashmë gastronomia lejohet të punojë deri në ora 23:00.